“FAJIN E KA LUANA”/ Ja pse motra e madhe e ka mërzitur “keq” Marinën (FOTO) – AlpeGossip
“FAJIN E KA LUANA”/ Ja pse motra e madhe e ka mërzitur “keq” Marinën (FOTO)

“FAJIN E KA LUANA”/ Ja pse motra e madhe e ka mërzitur “keq” Marinën (FOTO)

Kur sheh një foto të kornizës familjare të familjes Vjollca, duket në pamje të parë se po sheh një imazh të një konkursi bukurie! Të zgjuara, të bukura dhe të talentuara, të cilat gjithë hijeshinë e kanë trashëguar nga mamaja e familjes Vjollca.

Marina dhe Luana janë kujdesur që t’i shfaqin gjithmonë në rrjetet sociale të gjitha genet e bukura që kanë të trashëguara në familje, duke na prezantuar hera herës edhe me familjarët.

Por ditën e sotme, vëmendja i dedikohet vetëm një personi, e ajo është motra e madhe Lira Vjollca, e cila feston ditëlindjen. Marina dhe Luana janë kujdesur që në orët e para të mëngjesit të lumturojnë të motrën me fjalë të ëmbla, duke përdorur një kolazh me foto.

“Je jeta ime. Je dashuria ime më e madhe!! Gëzuar ditëlindjen lali im. Të dua më shumë se gjithçka, Lira Vjollca” – shkruan në foto moderatorja Luana Vjollca.

Por edhe përse është dita e saj e lindjes, Marina nuk i kursen kritikat për të!

 “Veç një gjë të keqe ka Lira Vjollca, ka të preferuar Luanës” –shkruan moderatorja Marina Vjollca.

Motra e tyre e madhe Lira, jeton në Belgjikë me tre vajzat e saj, por Marina dhe Vjollca udhëtojnë shpesh për ta vizituar.