DONI TË DOBËSOHENI? Jona Spahiu tashmë e ka një zgjidhje: E shijoj shumë ushqimin për ta frenuar… – AlpeGossip
DONI TË DOBËSOHENI? Jona Spahiu tashmë e ka një zgjidhje: E shijoj shumë ushqimin për ta frenuar…

DONI TË DOBËSOHENI? Jona Spahiu tashmë e ka një zgjidhje: E shijoj shumë ushqimin për ta frenuar…

Të gjithë e dimë që është e vështirë t’i heqësh ato kilet e tepërta dhe ta mbash trupin në formë, sidomos kur bëhet fjalë të privosh veten nga ushqimi. Por Jona Spahiu e ka gjetur mënyrën, një mënyrë shumë efikase mund të themi dhe që përdoret nga VIP-a në mbarë botën.

Moderatorja përdor metodën “Fasting”, ose ndryshe “agjërim”, që konsiston në kufizimin e orarit të ngrënies gjatë ditës dhe përgjithësisht agjërohet për 16 orë.

Jona tregon se ajo vetë ha për herë të fundit në orën 17:00 dhe të nesërmën mëngjesin e konsumon në orën 11:00 ose 12:00.

“Unë e shijoj shumë ushqimin për ta frenuar veten deri në atë pikë sa të më cënohet cilësia e jetës. Ndaj bëj diçka, fasting! Pra, ha për herë të parë fundit në orën 17:00 dhe të nesërmen ha në orën 11:00-12:00 pancakes ose banana bread ose të dyja”-shkruan Jona, e cila i dha një ndihmesë shumë të madhe ndjekësve të saj që kërkojnë të humbasin peshë.