I NJOHU BASHKË POR NUK ISHTE NË DASMË/ Stilisti flet për herë të parë për sherrin me Elitën dhe Gjikon - AlpeGossip
I NJOHU BASHKË POR NUK ISHTE NË DASMË/ Stilisti flet për herë të parë për sherrin me Elitën dhe Gjikon

I NJOHU BASHKË POR NUK ISHTE NË DASMË/ Stilisti flet për herë të parë për sherrin me Elitën dhe Gjikon

Pak ditë më parë u përfol se një nga çiftet e njohura për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko, i kanë dhënë fund miqësisë me stilistin e njohur, Rexhep Zylfiu, i njohur me pseudonimin Mr. Rex.

Prej kohësh moderatorja i besonte veshjet e saj këtij të fundit dhe të njëjtën gjë bënte edhe reperi Gjiko. Por dyshimet nisën kur stilisti nuk u bë pjesë e dasmës së çiftit dhe lidhur me mungesën e tij mediat shkruan se, mes tyre kishte pasur një konflikt të nisur në lokalin e Mr. Rex.

Për të mësuar të vërtetën, “iconstyle.al” vendosi të kontaktonte personalisht me stilistin, i cili hodhi poshtë të gjitha dyshimet për një konflikt mes tij dhe çiftit.

“Nuk kemi pasur asnjëherë mosmarrëveshje”, u shpreh Mr. Rex për “iconstyle.al”.

Gjatë intervistës ai thekson faktin që, ka qenë ai “kumbar” i çiftit:

“Pë mua ka më shumë rëndësi që ata të dy të jenë të lumtur dhe të vazhdojnë jetën bashkë, duke marrë parasysh faktin se janë njohur tek unë”.

Ndërkohë i pyetur nga redaksia jonë, për arsye pse nuk ndodhej në dasmën e çiftit më 21 shtator, ai e arsyetoi kështu:

“Nuk ka shumë rëndësi pse nuk kam qenë në dasmë. Unë jetoj shumicën e kohës në Zvicër. Ka qenë e pamundur në atë kohë të jem në Kosovë”.

Nga ana tjetër, postimet e tij në “Instagram” tregojnë të kundërtën. Pikërisht në ditën e dasmës së Elita Rudit dhe Gjikos, Rexhep Zylfiu ka postuar disa video nga një klub nate në Prishtinë.

Ndërsa lidhur me arsyen pse nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, ai ka prefereruar të mos përgjigjet. Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mbetet vetëm mes tyre!