MARTESA KALON NË PLAN TË DYTË/ Hailey dhe Justin nuk janë ende gati për dasmë – AlpeGossip
MARTESA KALON NË PLAN TË DYTË/ Hailey dhe Justin nuk janë ende gati për dasmë

MARTESA KALON NË PLAN TË DYTË/ Hailey dhe Justin nuk janë ende gati për dasmë

Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey Baldwin, në shtator kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në një ceremoni shumë private.

Megjithatë ata kanë vendosur që të organizojnë edhe një dasmë të madhe për miqtë dhe familjarët e tyre, por duket se ende nuk ndjehen gati për këtë gjë. Pavarësisht se ky është një qëllim kryesor, planifikimi i dasmës ka zënë një vend të dytë, sepse tani çifti i njohur janë të fokusuar vetëm në shëndetin e Justin.

“Hailey vazhdon ta mbështesë. Ata do ta bëjnë një dasmë kur të ndjehen gati. Gjëja më e rëndësishme për ta është që Justin të jetë mirë nga shëndeti mendor”, kanë thënë burime pranë tyre për “People”.

Më tej të njëjtat burime kanë treguar se tani Bieber ndjehet më mirë dhe i motivuar për të bërë këngë të reja. Pak kohë më parë ai u trajtua për problemet e tij me shëndetin mendor dhe mesa duket tani gjithçka ka ndryshuar për mirë. Në shkurt Justin mori trajtime për depresionin dhe për këtë gjë është treguar shumë i hapur me fansat e tij.