“TE E PARA JE FEMËR TEK E DYTA JE BURRE”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“TE E PARA JE FEMËR TEK E DYTA JE BURRE”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“TE E PARA JE FEMËR TEK E DYTA JE BURRE”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Humoristi Bes Kallaku ka ndarë në faqen e tij në Instagram një foto me një shkrim në anglisht dhe ka shkruajtur krahas saj që dikush ta përkthejë për të mos pyetur “e po ne qe se dim anglisht o Bes”. Njëri nga nfansat e tij i ka thënë : “komedian ti. Bobo”. Mesa duket ka dashur të ironizojë shkrimin e Besit për përkthim.

Në anën tjetër kemi Ermal Mamaqin i cili ka ndarë me ndjekësit një foto të një anije e madhe, brenda të cilës po parkon një anije e vogël. Një nga komentuesit i thotë: “Uau pun e mir me te vjedhur poste ermal”. Ndoshta ka nënkuptuar se këtë foto e ka parë dhe diku tjetër.

Aulona Musta, moderatorja seksi ka postuar një foto në të cilën tregon se si ka qenë 9 muaj pas lindjes së vajzës dhe në foton ngjitur se si është pas gjithë ketyre viteve me ushtrime fizike. Një ndjekës i ka shkruajtur në post: Te e para je femër tek e dyta je burre”. Muskujt e Aulonës janë të dallueshëm dhe nisur nga kjo personi ka shprehur këtë mendim.