Si të zgjidhni ngjyrën perfekte të konturit, sipas toneve të lëkurës – AlpeGossip
Si të zgjidhni ngjyrën perfekte të konturit, sipas toneve të lëkurës

Si të zgjidhni ngjyrën perfekte të konturit, sipas toneve të lëkurës

Konturi dhe bronzeri janë dy teknika totalisht të ndryshme. Konturi thekson strukturën kockore duke imituar hijet natyrale të cilat zakonisht krijohen me produkte mat. Bronzeri përdoret për t’i sjell fytyrës ngrohtësinë dhe ngjyren e saj në vemendje. Shumica e bronzerave janë me tone të ngrohta dhe mund të kenë pak shkëlqim. Të dyja metodat kërkojnë produkte me tone të ndryshme dhe padyshim në treg ka nuanca për të gjitha tonet e lëkurave.
Mund t’ju surprizoj kur t’ju them se pa dijeninë tuaj po përdorni ngjyrën e gabuar të konturit , duke përdorur bronzerin si të tillë!
Ne postimin e sotëm dua t’ju tregoj se si mund të zgjidhni ngjyren perfekte të konturit , bazuar në tonet e lëkures tuaj.

1. E Zbehtë
Zgjedhja e ngjyrës perfekte të konturit për lëkurat e zbehta mund të jetë e vështirë, por pika kyce e krijimit të një definimi natyral është përdorimi i produkteve me toneve të ftohta !
Tonet e ngrohta në lëkurat e zbehta mund të duken lehtësisht jo natyrale dhe gjithashtu shumë portokalli.

2. Medium
Nëse keni tone medium të lëkures, gjetja e ngjyrës perfekte të konturit është shumë e thjeshtë ! Ka shume opsione në treg për vajzat që kanë lëkure me tone medium! Sigurisht , do të sugjeroja të përdorni tone konturi të ftohta, por me pak ngrohtësi në to , për t’iu përshtatur tonit tuaj të lëkurës.

3. E Errët
Një nga lëkurat që has më shumë vështirësi në gjetjen e produkteve, sidomos në supermarkete, është lëkura me tone të errta. Shumicat e tyre janë shumë të ngrohta , disa të tjera nuk dallohen fare në këto lëkura! Produkti perfekt për këto lëkura duhet të ketë një ton midis të ngrohtës dhe të ftohtës për të mos zhdukur tiparet e tjera të fytyrës.

Shpresoj që ta keni shijuar postimin e sotëm ! Konturimi është një mënyrë fantastike për të definuar tiparet tuaja dhe për të vënë në dukje strukturen tuaj kockore dhe kur aplikohet siç duhet, me produktet e duhura, mund te duket shumë natyrale !