Eni Koçi është një ndër femrat më të komentuara të showbizit jo vetëm për anën profesionale por edhe jetën private, e cila tërheq shpesh vëmendjen e mediave rozë. Së fundmi, partneri i saj Genc Prelvukaj pranoi publikisht lajmin se ata të dy janë në një marrëdhënie, megjithëse prej kohësh ishin kapur mat në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka shuar së fundmi kuriozitetin e ndjekësve në Instastory, të cilët e kanë pyetur për operacionet plastike. Eni ka pranuar se ka kryer ndërhyrje në hundë që në moshë të vogël, pasi e kishte pasur të nevojshme për shkak të një problemi shëndetësor.
“Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund t’a rregulloja. Ndërhyra prap për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim.”
“Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor.”