“SEMIT I DUHEN 12 VITE PËR…”/ Fifi u kthehet banorëve: Nuk kam rrjedhë – AlpeGossip
“SEMIT I DUHEN 12 VITE PËR…”/ Fifi u kthehet banorëve: Nuk kam rrjedhë

“SEMIT I DUHEN 12 VITE PËR…”/ Fifi u kthehet banorëve: Nuk kam rrjedhë

“I duhen 12 vite për të arritur te gjuri im”, kështu u shpreh Fifi për Semin, teksa u tregonte banorëve të tjerë për sherrin që pati me të në lidhje me shkopin.

Fifi ka më shumë se dy ditë që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ecën me një shkop në dorë, e duket se Semin e ka bezdisur kjo gjë.

Ajo i tha në një moment se duket sikur ajo do të gjuajë ndonjë me të, e kjo nuk i pëlqeu aspak Fifit, e cila u tha edhe të tjerëve që mendojnë si Semi “ju kanë lënë trutë e kokës”.

Teksa në një tjetër moment Iliri i thotë se është më “mirë mos me i pas këto gjëra”, Fifi i kthehet:

“Nuk kam rrjedhë. Unë e nuhas filmin, se kam studiuar për film. Edhe kur vijnë e bëjnë filma, është aktrim i dobët, aktrim intrigues, e mua më shqetëson kur shoh aktrim intrigues. Aktrim për me shkruar gazetat ‘u kapën për një shpatë, për një dru’. Ec more se s’po ta jap atë mundës. Edhe më kallëzon mua se çfarë s’kam bërë e çfarë kam bërë. Jo moj motër, larg prej meje je. Larg me kilometra. Duhet me punuar 12 vjet me arrit deri te gjuri im”.