U SUPRIZUAM/ Ja çfarë e lidh kryeministrin Rama me tifozen e “zjarrtë” të kombëtares shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
U SUPRIZUAM/ Ja çfarë e lidh kryeministrin Rama me tifozen e “zjarrtë” të kombëtares shqiptare (FOTO)

U SUPRIZUAM/ Ja çfarë e lidh kryeministrin Rama me tifozen e “zjarrtë” të kombëtares shqiptare (FOTO)

Tifozja e ‘zjarrtë’ e Kombëtares shqiptare paska një adhurim të fshehtë për Kryeministrin Edi Rama. Rike Roçi ka publikuar një foto në rrjetin e saj social Instagram që na bëri ta mendojmë këtë gjë.
Rike Roçi është një nga femrat më të përfolura të showbizit shqiptar. Ajo u bë e famshme teksa në një nga ndeshjet e kombëtares shqiptare, u shfaq mjaft provokuese dhe bashkë me shoqen e saj Irida Oxan bënë shqiponjën. Në sy ranë format provokuese të dy vajzave dhe u përfolën gjatë.

Rike është përfolur shumë edhe për romanca të ndryshme me futbollistët shqiptarë, por së fundmi kemi zbuluar se diçka e lidh me kryeministrin Edi Rama. Bukuroshja bionde ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku shihet duke lexuar një libër, dhe është pikërisht libri i Ramës “Kurbani”. Roçi ka zgjedhur versionin italisht të librit, dhe po e shijon buzë pishinës.