SUPER E VEÇANTË/ Çiljeta Xhilaga sjell këngë me vjehrrën (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SUPER E VEÇANTË/ Çiljeta Xhilaga sjell këngë me vjehrrën (FOTO+VIDEO)

SUPER E VEÇANTË/ Çiljeta Xhilaga sjell këngë me vjehrrën (FOTO+VIDEO)

E ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites “Ftesë në pesë”, ishte këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, e cila ka folur në studio për ditët e saja gjatë muajit të Ramazanit dhe agjërimin që po mban.

Ndër të tjera, Çiljeta ka rrëfyer për projektin e ri muzikor që po sjell në bashkëpunim me Fatmira Breçanin, i cili do të ketë si temë marrëdhënien vjehrrë-nuse dhe Fatmira do të jetë vjehrra e saj në këngë.

“Kemi një vit që e kemi këtë projekt me Fatmirën. Kemi pasur pak probleme me pjesën si ta gjenim njëra-tjetrën në një këngë. Kemi bërë një temë shumë të bukur vjehrrë-nuse, një gjë që nuk është prekur deri më sot. Kënga del në javën e parë të qershorit, të kalojë dhe muaji i Ramazanit.”- ka rrëfyer Çiljeta.