FOTOT GËNJEJNË/ Mozzik tregon ç’fshihet pas jetës së luksit – AlpeGossip
FOTOT GËNJEJNË/ Mozzik tregon ç’fshihet pas jetës së luksit

FOTOT GËNJEJNË/ Mozzik tregon ç’fshihet pas jetës së luksit

Të famshmit pasqyrojnë në rrjete sociale një jetë të larë në luks; duke filluar nga veshjet, vendet ku udhëtojnë dhe ushqimet që konsumojnë. Por si është jeta e vërtetë për disa prej tyre? Këtë na e ka treguar së fundmi reperi i njohur Mozzik.

Ai ka postuar në Instastoryn e tij një foto të realitetit të përditshëm dhe jo, nuk ndodhet në ndonjë restorant dhe ushqimi që po konsumon është shumë i zakontë. Në foton në fjalë shihet një pjatë fasule me mish dhe në një pjatë tjetër gogozhare. “Jeta e vërtetë baby…”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë se Mozzik është komentuar shumë në media këto kohë. Shkak është bërë ndarja nga Loredana, për të cilën në emisionin “Shiko kush luan”, u shpreh se është femra e vetme që ka marrë seriozisht dhe se bashkë kanë pasur një dashuri të fortë.