Bleona tenton të ikë nga emisioni i Çanit: Nuk të vij më nëse ai nuk largohet nga… – AlpeGossip
Bleona tenton të ikë nga emisioni i Çanit: Nuk të vij më nëse ai nuk largohet nga…

Bleona tenton të ikë nga emisioni i Çanit: Nuk të vij më nëse ai nuk largohet nga…

Mbrëmjen e sotme në emisionin e tij, moderator Arian Çani kishte të ftuar këngëtaren shqiptare Bleona Qereti.

Kjo e fundit, duket se erdhi shumë në formë dhe e gatshme për të shpjeguar gjithçka mbi lajmet e saj që kanë bërë bujë në rrjetet sociale.

Mirëpo, kur erdhi momenti për të shpjeguar videon e ngrirjes së vezëve, Bleona nuk denjoi së shpjeguari se si qëndron e vërteta.

Por, kur  në ekran u shfaq imitimi i bërë nga aktori i humorit Rezart Veleshnja, ajo u ngrit të ikte, duke thënë se kjo ishte një fyerje që i është bërë gjinisë femërore.

U deshën mjaft sekonda që Çani ta rikthente sërish në tavolinë, ndërkohë që Bleona i kërkoi se nëse Veleshnja vjen përballë saj, ajo nuk do ta shohë më studion e Çanit me sy.