“I KËRKOJA FALJE KUR E PUTHA”/ Ajsi zbulon skenat e sikletshme me Drilonin – AlpeGossip
“I KËRKOJA FALJE KUR E PUTHA”/ Ajsi zbulon skenat e sikletshme me Drilonin

“I KËRKOJA FALJE KUR E PUTHA”/ Ajsi zbulon skenat e sikletshme me Drilonin

Ajsi Xhaxhaj është një nga personazhet e cila është komentuar gjatë kohët  e fundit në media për jetën e saj private dhe për punën si aktore. Ajsi së fundmi ka qenë pjesë e filmit shqiptar “Dashuria s’mjafton”, ku ka luajtur rolin e të dashurës së aktorit Drilon Hoxha.

Në një intervistë për “Gazetën shqiptare”, modelja dhe aktorja e njohur është pyetur për disa nga skenat më qesharake dhe të sikletshme të filmit, ku ajo ka zbuluar se kanë qenë skenat e puthjeve pas të cilave ata i kërkonin gjithmonë falje njëri-tjetrit.

“Sigurisht që skenat e puthjes. Unë me Drilonin kemi një miqësi prej pesë vjetësh. Dhe kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin në një mënyrë ndryshe. Kur bëhej fjalë për skenat e puthjeve gjithmonë i kërkonim falje njëri-tjetrit më parë e më pas putheshim. Kjo ishte shumë qesharake.”, ka thënë ajo duke qeshur.