“DEERI NË 25 E KISHTE KONTRATËN…”/ Çudisin 2 ish-fituesit e BB për daljen e Big Mamës – AlpeGossip
“DEERI NË 25 E KISHTE KONTRATËN…”/ Çudisin 2 ish-fituesit e BB për daljen e Big Mamës

“DEERI NË 25 E KISHTE KONTRATËN…”/ Çudisin 2 ish-fituesit e BB për daljen e Big Mamës

Anaid Kaloti dhe Vesel Kurtishaj, dy ish-fitues të “Big Brother”, aludojnë se dalja e Big Mamës mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother” ishte e ditur. Anaidi ka ndarë në Instagram një bisedë me Veselin, i cili i thotë se e dinte që Big Mama do të dalë sepse sipas tij, aq e kishte kontratën.

 

 

“Arditi si duket e ka marrë vesh por në live ke qenë dhe ti kur vura bast unë. Ai thoshte është finaliste, ndërkohë unë e dija që 3 javë do rrinte”, shkruan ai.

 

Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother Vip ndodhi një debat i fortë mes Antonelës dhe Big Mamës i cili u pasua me largimin e saj nga shtëpia. Ishte Antonela ajo që e akuzoi Big Mamën se e kishte sharë serbisht, por kjo nuk i pëlqeu aspak këngëtares e cila reagoi ashpër ndaj saj. Big Mama tha se nëse do e shante e bënte shqip dhe jo serbisht, dhe më pas filloi të ofendonte Antonelën dhe vendosi të linte shtëpinë e BBV.