PO AKTROJNË? Edhe Rajmonda Bulku komenton çiftin Donald-Beatrix: Skenë erotike… – AlpeGossip
PO AKTROJNË? Edhe Rajmonda Bulku komenton çiftin Donald-Beatrix: Skenë erotike…

PO AKTROJNË? Edhe Rajmonda Bulku komenton çiftin Donald-Beatrix: Skenë erotike…

Donaldi dhe Beatrixa janë ndër personazhet më të komentuara të “Big Brother Vip” për shkak të marrëdhënies së tyre. Ata tashmë janë konfirmuar si çift, megjithëse ka pasur persona që e kanë cilësuar si pjesë të lojës.

Duke qenë se ke debat është tashmë qendra e vëmendjes, nuk mund të rrinte pa komentuar as aktorja e njohur Rajmonda Bulku. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ajo tha se ata duhet ta thonë fort atë që ndiejnë, pasi nuk mund të jetë e gjitha përqafime e puthje dhe u ndal në veçanti te një moment romantik.

“Unë e shoh në këndvështrim tjetër, nuk shoh u puthën, s’u puthën. Ajo vajzë dhe ai djalë, nëse janë të sinqertë në atë që bëjnë duhet ta thonë shumë fort. Duhet ta mbrojnë atë që rrinë tërë kohën të përqafuar, se ajo është një gjë, por nuk është e gjitha. Ndërsa një natë i kam parë, që ata ishin një film. Aty jashtë diku, ishte dhe një zjarr dhe kamera, kompozimet ishin shumë të bukura, ajo ka një portret shumë më të bukur se ai vlonjati. Dhe kamera kishte punuar për të qenë një skenë erotike pa u puthur dhe mua më pëlqeu shumë si xhirim. Dhe ata ishin bukur Brenda atij xhirimi që pashë unë”, tha Bulku.

E pyetur nëse ata po aktronin, ajo u përgjigj se kjo është pjesë e tyre dhe se kanë hyrë në një lojë, megjithatë ajo insistoi se ata dukeshin shumë bukur në skenën e sipërpërmendur.