“E BUKURA NË TË GJITHA FORMAT”/ Ky është kalendari më i veçantë që keni parë ndonjëherë – AlpeGossip
“E BUKURA NË TË GJITHA FORMAT”/ Ky është kalendari më i veçantë që keni parë ndonjëherë

“E BUKURA NË TË GJITHA FORMAT”/ Ky është kalendari më i veçantë që keni parë ndonjëherë

‘Zebedee’, agjensia e talenteve në Britani në bashkëpunim me fotografin Shelley Richmond realizoi një set fotografik me gra dhe vajza të cilat janë me aftësi ndryshe, apo kanë shenja të dukshme të trup.


10 modele speciale pozuan para fokusit të aparatit, nudo ose të mbuluara me çarçafë sateni.
Për të kremtuar të bukurën në të gjitha format e saj gratë treguan vetëbesim dhe kënaqësi gjatë setit, fushatë kjo që u realizua në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, javën e kaluar.


Gra që janë të destinuara të kalojnë gjithë jetën ne karrige me rrota, gra me shenja të dukshme në trup, sëmundje të lëkurës apo me sindromën down, treguan se bukuria është tek çdo grua dhe askush nuk mund dhe nuk duhet të vendosë standarte bukurie!