KORONAVIRUSI/ “Bihter” shqetëson turqit: Nuk zbaton rregullat – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ “Bihter” shqetëson turqit: Nuk zbaton rregullat

KORONAVIRUSI/ “Bihter” shqetëson turqit: Nuk zbaton rregullat

Në kohën kur koronavirusi po përhapet me shpejtësi nëpër botë, duke dëshmuar kështu se frenimi i tij është tepër i vështirë, po bëhet gjithmonë e më e qartë se “ kohërat e dëshpëruara kërkojnë masa të dëshpëruara”. Për këtë arsye, mjaft vende kanë ndaluar udhëtimet, sidomos në shtetet mjaft te prekura. Por ndonëse shumë qytetarë e kanë kuptuar rëndesën e situatës, ka dhe nga ata që që i shkelin rregullat.

Këtë bëri dhe aktorja turke Beren Saat apo “ Bihter”, sic e njohin këtu, dhe bashkëshorti i saj Kenan Dogulu, të cilët sipas mediave turke kanë shkuar disa ditë me pushime në Londër e janë kthyer, dyje ngjallur kështu shqetësim, sepse Britania e Madhe është vend ku infeksioni po përhapet dita-ditës.

Pasi në Turqi u shënua rasti i parë me koronavirus, ministri i Shëndetësisë kishte bërë thirrje që të kufizohet lëvizja. Saat dhe Dogulu i kanë shqetësuar njerëzit që druhen tani se cifti mund të jetë prekur nga koronavirusi e ndërkohë nuk e ka zbatuar rregullin e vetëkarantinimit për 14 ditë.