GËRMIME ARKEOLOGJIKE/ Zbulohen 600 varre që datojnë nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit – AlpeGossip
GËRMIME ARKEOLOGJIKE/ Zbulohen 600 varre që datojnë nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit

GËRMIME ARKEOLOGJIKE/ Zbulohen 600 varre që datojnë nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit

Shqipëria zbulon sitin më të madh arkeologjik, ku ruhen tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit.

Nga gërmimi arkeologjik i shpëtimit deri tani janë zbuluar rreth 600 varre, reth 11 site arkeologjike, të cilët datojnë nga periudha Helenistike, periudha prehistorike (bronzi i vonë), e deri në periudhën Otomane.

Këto materiale janë në proces studimi. Me shumë interes arkeologjik në këtë gërmim është zbulimi i një vendbanimi të periudhës neolitike.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Michele Elia, Menaxher i TAP në Shqipëri vizituan një nga sitet e gërmimeve arkeologjike në gjurmën e gazsjellësit TAP në Shqipëri, ku janë zbuluar vendbanime të periudhës prehistorike e deri në mesjetën e vonë, si dhe shumë objekte arkeologjike.

Projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP është zhvilluar paralelisht me proceset arkeologjike.

Ndër rajonet ku janë zbuluar më tepër site arkeologjike janë Korça, Berati dhe Skrapari. Përmes këtij projekti është krijuar mundësia të zbulohen site arkeologjike dhe vendbanime të rëndësishme për njohjen, hulumtimin dhe ekspozimin e trashëgimisë sonë arkeologjike.