NJË TJETËR KRIJIM SHQIPTAR NË “GRAMMY”/ Na paska shpëtuar pa e parë në tapetin e kuq – AlpeGossip
NJË TJETËR KRIJIM SHQIPTAR NË “GRAMMY”/ Na paska shpëtuar pa e parë në tapetin e kuq

NJË TJETËR KRIJIM SHQIPTAR NË “GRAMMY”/ Na paska shpëtuar pa e parë në tapetin e kuq

Tapeti i kuq i ceremonisë së Çmimeve “Grammy”, u parakalua dje nga të famshme që kishin veshur krijimet e stilistëve shqiptarë, nga Valdrin Sahiti e deri te Lia Stublla.

Por një tjetër krijim i një stilisteje të njohur shqiptare në Amerikë, na paska shpëtuar dhe është koha t’i kushtojmë pak vëmendje!

Bëhet fjalë për stilisten Lirika Matoshi, e cila njihet për krijimet e veçanta dhe punimet me dorë që kanë tërhequr shpesh herë vëmendjen e të famshmëve.

Tess Holliday, modelja dhe blogerja e njohur veshi një krijim të stilistes shqiptare dhe me krenari e publikoi foton në profilin e saj duke etiketuar Lirika Matoshin.

Fustani ngjyrë rozë më luleshtrydhe e tregonte atë si një ëmbëlsirë të vërtetë!

Lirika Matoshi nisi linjën e saj të aksesorëve të punuar me dorë në vitin 2016 në moshën 20 vjeçare, pasi u transferua në New York City.

Krijimet e saj janë tepër speciale dhe mjafton të hysh në Instagram për të parë veshjet e saj të mahnitshme dhe tepër origjinale, që shpesh janë zgjedhur edhe nga të famshëm për t’u veshur.