MARTOHET SIPËRMARRËSJA/ Silva: Kisha nevojë për atë mesazhin “të dua” në celular – AlpeGossip
MARTOHET SIPËRMARRËSJA/ Silva: Kisha nevojë për atë mesazhin “të dua” në celular

MARTOHET SIPËRMARRËSJA/ Silva: Kisha nevojë për atë mesazhin “të dua” në celular

Sipërmarrësja dhe opinionistja e njohur shqiptare, Silva Baltadori është martuar për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Silva e ftuar sot tek “Rudina”.

Silva është celebruar në martesë me partnerin e saj, inxhinierin holandez dhe tanimë mbiemri i saj është ndryshuar në Heijneman.

Silva kishte zgjedhur një fustan ngjyrë të florinjtë për ditën e celebrimit.

“Martesa zyrtare ka ndodhur më 9 Janar. Kemi menduar gjithashtu të bëjmë një party në Amsterdam në Pranverë dhe do bëjmë edhe një party në Shqipëri. Nuk do të jetë dasmë klasike, edhe pse Diku e ka shumë me qejf sepse martohet për herë të parë, por për mua nuk është hera e parë.

Unë kam besuar gjithnjë në dashuri, jam natyrë shumë shpirtërore dhe mendoj se është vlera dhe dhurata më e bukur që mund të marrë secili prej nesh në jetë. Dashuria është ajo që të bën të kthehesh tek vetja në ndonjë moment që edhe mund ta kesh harruar veten siç më ka ndodhur mua që jetoja për fëmijët.

Kisha nevojë për atë aksionin dhe mesazhin “të dua” në celular. Kur fëmijët rriten shkojnë jetën e tyre dhe ke nevojë për një partner. Fëmijët e mi kanë marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshortin tim”, tha Silva.

Historia e tyre e dashurisë nisi nga një puthje virtuale që Heijneman i dërgoi Silvës në vitin 2015.