Erla Mëhilli shtatzënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit (FOTO) – AlpeGossip
Erla Mëhilli shtatzënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit (FOTO)

Erla Mëhilli shtatzënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit (FOTO)

Këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë. Një burim për gazetën “Express” ka konfirmuar se ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, është shtatzënë dhe së shpejti do të sjellë në jetë një djalë.

Kujtojmë që në vitin 2015 Erla Mëhilli dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti demokrat Keltis Kruja, u bënë prindër për herë të parë me një djalë dhe me sa duket në familjen e tyre do të dominojë gjinia mashkullore.

Mësohet se Erla deri më tani ka pasur një shtatzëni të mbarë dhe po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël. Ndërkohë të gjithë jemi kurioz për të zbuluar emrin e djalit të dytë të çiftit të njohur, duke pasur parasysh emrin e veçantë të djalit të parë. Ai quhet Alkid, një emër i vjetër ilir, i babait të Piros së Epirit.