“E BUKURA TË LË PA FJALË KUR…”/ Klodiana Shala bën dedikimin e ndjerë për miqësinë që ka me motrat Vjollca (FOTO) – AlpeGossip
“E BUKURA TË LË PA FJALË KUR…”/ Klodiana Shala bën dedikimin e ndjerë për miqësinë që ka me motrat Vjollca (FOTO)

“E BUKURA TË LË PA FJALË KUR…”/ Klodiana Shala bën dedikimin e ndjerë për miqësinë që ka me motrat Vjollca (FOTO)

Sportistja e njohur, Klodiana Shala ka treguar prej kohësh se gëzon një miqësi shumë vjeçare me motrat Vjollca. Ditën e lindjes së saj Klodi duket se e ka kaluar me Marinën dhe Luanën, për të cilat ka shkruar dhe fjalët më të ndjera në postimin e fundit në ‘Instagram’.
“E bukura të lë pa fjalë kur buron nga shpirti. Motrat Vjollca janë modeli i kësaj përvoje. Nga miqësia e sinqertë prej vitesh me to dhe nga shumë raporte me të tjera fallco, jam bindur edhe më shumë se kur brenda je e pastër, e guximshme dhe e vërtetë, jashtë në fytyrë e në sjellje pasqyrohet çdo gjë si uji i kristaltë, që nuk ka erë ta turbullojë. Karakteri është truku më i bukur që ti mund t’i vësh portretit tënd”, ka shkruar Klodi krah fotos me Marinën dhe Luanën.
Me siguri vajzat e kanë festuar bashkë ditëlindjen e mikës së tyre, e cila edhe në një ditë si e sotmja vendosi të shkruajë dedikimin mjaft të sinqertë për to.
Edhe Marina vendosi ta ripublikojë këtë moment në llogarinë e saj, duke theksuar faktin se dhe në ditën e saj ia ka gëzuar shpirtin dhe se e do shumë.