PËR SA PARA DO TË BËJE SKENË NUDO? Ja si përgjigjet aktorja shqiptare – AlpeGossip
PËR SA PARA DO TË BËJE SKENË NUDO? Ja si përgjigjet aktorja shqiptare

PËR SA PARA DO TË BËJE SKENË NUDO? Ja si përgjigjet aktorja shqiptare

Shumë shpejt ajo është kthyer në një nga aktoret e reja më të kërkuara në projektet e ndryshme.

Mjaftojmë të kujtojmë përfshirjen e saj së fundmi në filmin “Internimi”, ku Enxhi Cuku ka luajtur dhe skena erotike.

E ftuar në emisionin “Late Night Show”, Cuku tregoi se e pranoi rolin sepse i pëlqeu skenari dhe jo për të bërë zhurmë.

I pyetur nga moderatori Kastro Zizo se, për sa para do bënte një skenë nudo, ajo u përgjigj se në fakt aktrimin nuk e bën për para.

“Po të ishte për lekë mund të bëja shumë gjëra të tjera, nuk do dilja fare as në ekran dhe as nuk deklaroja nga i fitoj lekët. Po të jetë për lekë, mund të bësh shumë gjëra të tjera dhe njerëzit nuk e dinë me çfarë merresh. As nuk të shohin ‘zhveshur’. Ndërkohë nuk e bëj atë që njerëzit të më shohin, por e dua vërtet filmin. Është puna ime”, u shpreh Cuku.