”NUK ISHTE E DREJTË”/ Albana zbulon për herë të parë arsyen pse e refuzoi propozimin për martesë nga dibrani – AlpeGossip
”NUK ISHTE E DREJTË”/ Albana zbulon për herë të parë arsyen pse e refuzoi propozimin për martesë nga dibrani

”NUK ISHTE E DREJTË”/ Albana zbulon për herë të parë arsyen pse e refuzoi propozimin për martesë nga dibrani

Albana Osmani teksa ka hapur një komunikim me ndjekësit e saj në Instastory është pyetur se pse nuk pranoi propozimin e veçantë për martesë që mori nga një person që nuk e njihte më parë në 2015. Personi që i propozoi ishtë një fans i saj i çmendur nga Dibra, i cili kërkonte lidhje serioze dhe ishte gati të bënte çdo gjë për Albanën.

Pyetjes së ndjekësit të saj Albana Osmani i është përgjigjur duke zbuluar të vërtetën e ngjarjes dhe se pse e refuzoi personin në fjalë. Ajo tha se sipas saj media e përdori zotërinë.

“Sot jam e mendimit që media e përdori zotërinë. Unë jam njeri që bëj humor dhe kur nuk duhet, pra kam bonsens me tepri. Në fakt ai si mua, u ka shkruar letra edhe shumë vajzave të njohura, Ka vepruar po njësoj. Nuk jam unë “Helena e Trojës” që po çmendet dynjaja. As nuk dua të atashohem si e tillë. Ndorshi që në media e solli në vëmendje “Fiks Fare” dhe besoj ishte super perfekte loja televizive. U argëtuam ne dhe publiku. Kaq ishte perfekte. Më pas në një pasdite në “TCH” kaloi masa. Ishte një surprizë shumë e panevojshme. Ndjeva shumë keqardhje aq sa doja ta ndaloja atë komunikim.

Që sot po i jap vëmendje, gjë që nuk ia vlen gjithsesi. Pas emisionit e takova zotërinë, pasi dëshiroja t’i tregoja se jam një njeri si të gjithë dhe nuk jam iluzioni që kish krijuar. Bëra më të mirën. Për veten time edhe pse isha pjesë ë medias. Nuk ishte e drejtë. Audienca sot ka përballë matës mbi ndjekës të blerë, mbi like po të paguar. Audienca sot është me historinë “çudia më ë madhe zgjat vetëm 3 sekonda”, sepse nuk kanë më kohë për të humbur. Pra ky është realiteti i ditëve të fundvit 2019. Nuk ishte rasti i parë që kam qëndruar në heshtje dhe kur është ndërlidhur emri im me njerëz që kanë qenë ose jo në mendje të kthjellët. Fuqia ime e heshtjes ka të bëjë PO MENDJ PËR TY më shumë se sa për një lajm, kushdo qofsh”, shkruan Albana.

Në vitin 2015 historia e Albana Osmanit u transmetua në emisionin “Fiks Fare”, por më pas situatat degradoi dhe kjo u luajt edhe nga mediat e tjera. Aso kohe kjo situatë e preku Albana Osmanin, e cila zgjodhi të mos bëjë asnjë reagim.