Tjetër skandal në familjen e Dukeshës, kunata e Meghan Markle përfundon në burg – AlpeGossip
Tjetër skandal në familjen e Dukeshës, kunata e Meghan Markle përfundon në burg

Tjetër skandal në familjen e Dukeshës, kunata e Meghan Markle përfundon në burg

Kunata e Meghan Markle, Darlene Blount ka përfunduar në burg pas një sherri brenda familjes. Mediat e huaja shkruajnë se Blount ka filluar të hedhë gjëra nga dritarja.

Pas dasmës me princin Harry edhe familja e dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle është gjatë gjithë kohës në vëmendjen e mediave.

Pas skandalit me të atin dhe të motrën, radhën e paska kunata e ish-aktores. Sipas mediave të huaja, Darlene Blount është arrestuar nga polica ditën e djeshme pranë ambienteve të shtëpisë së saj.

(Kunata e Meghan Markle, Darlene Blount)

Komshinjtë kanë rrëfyer se arsye për këtë është bërë një sherr në familje, ku i pranishëm ishte dhe Thomas Markle. Më pas Blount ka nisur të bërtasë dhe të hedhë gjëra nga kati i katërt duke alarmuar gjithë lagjen.