PËRDORNI…/ 5 hapa si të kapni flokët bisht në mënyrë të përsosur – AlpeGossip
PËRDORNI…/ 5 hapa si të kapni flokët bisht në mënyrë të përsosur

PËRDORNI…/ 5 hapa si të kapni flokët bisht në mënyrë të përsosur

Të pasurit një bisht të përsosur është thjesht çështje teknike. Annagjid Kee Taylor, parukiere, tregoi për Women’s Health pesë hapat për të pasur flokë të kapur si Ariana Grande.

1.

Në varësi të llojit të flokëve duket të keni paraprakisht xhel ose llak për të mos patur asnjë fije të pabindur. Nëse kërkoni një pamje të çrregullt, nuk duhet të përdorni xhel ose llak.

2.

Nevojitet që kapjen ta realizoni duke i krehur flokët. Krëhëri “zbut” tufat e flokëve dhe nuk i lë të ngatërruar.

3.

Pasi i keni krehur në të gjithë gjatësinë, përdorni të dyja duart për t’i kapur guximshëm në maj të kokës.

4.

Përpiquni që për kapjen të mos përdorni materiale të forta ose gomë, sepse i këpusin. Zgjidhni materiale të buta që nuk shkatërrojnë flokët.

5.

Merrni një fije dhe rrotullojeni rreth bishtit dhe më pas fiksojeni me karfica. Me mashë ose pjastër, jepini formë pjesës së fundit të flokëve.