DITË TË MIRA PËR DEMI LOVATON/ Ish i dashuri i saj i propozon për martesë – AlpeGossip
DITË TË MIRA PËR DEMI LOVATON/ Ish i dashuri i saj i propozon për martesë

DITË TË MIRA PËR DEMI LOVATON/ Ish i dashuri i saj i propozon për martesë

Wilmer Valderrama mbetet personi që e mbështet më shumë Demi Lovaton sa herë që ajo gjendet në vështirësi. Edhe pse aktualisht është thjesht ish-i dashuri i saj, Wilmer i ka qëndruar pranë këngëtares, sidomos ditët e fundit pas mbidozës që i rrezikoi jetën dhe ditëve të rehabilitimit.

Pavarësisht se nuk janë më bashkë, edhe pse kanë përjetuar një histori dashurie që zgjati gjashtë vite dhe përfundoi në vitin 2016, ai mundohet që ta vizitojë dhe kontrollojë Demi-n sa më shpesh. Ndjenjat mes tyre asnjëherë nuk u shuan plotësisht.

Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar për “Ace Showbiz” se ish i dashuri i saj është gati t’i propozojë për martesë pasi gjithmonë ka qenë i dashuruar me të edhe pse u ndanë rreth një viti më parë.

 

“Ai e ka bërë atë prioritetin e tij tashmë dhe ata asnjëherë nuk i humbën ndjenjat. Edhe pse janë ndarë, kur personi që ti do kalon momente krize të tillë, ndjenjat e tua të vërteta dalin në pah. Ai është fiks, po aq i mirë njësoj siç Demi e ka përshkruar në intervistat e saj”,- është shprehur një burim.

 

Jo vetëm Demi por e gjithë familja mendojnë se Wilmer do të luajë një rol thelbësor në shërimin e këngëtares.