Këngëtarja Nora Istrefi ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në programin “Dua të të bëj të lumtur” për të lumturuar një gjyshe heroinë, por u bë dhe vet pjesë e surprizave. Pasi sqaroi se hiti i saj “Anna”, nuk kishte lidhje me jetën e saj personale dhe se femër tjetër nuk e kishte vënë në rrezik martesën me Robert Berishën. Surpriza e parë për Norën ishte një video në të cilën vajza e saj, Rene këndonte një pjesë të këngës “Anna”
Gjatë bisedës të zhvilluar në studio, Nora rrëfeu se me Robertin kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe se kanë shumë respekt për njëri-tjetrin. “Ndarja jonë nuk pati arsye tjetër përveçse asaj të konsumimit të një lidhje gati 15 vjeçare”, tha Nora. Surpriza e fundit që e befasoi ishte nëna e saj, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Suzana Tahirsylaj, e cila këndoi për herë të parë pas 17-vitesh. Këngëtarja Nora Istrefi pohoi se kjo ishte hera e parë që e dëgjonte nënën e saj të këndonte që pas ndarjes nga jeta të babait të saj.