Elvana Gjata në një botë tjetër, “thyen” Instagramin nga Kalifornia (FOTO) – AlpeGossip
Elvana Gjata në një botë tjetër, “thyen” Instagramin nga Kalifornia (FOTO)

Elvana Gjata në një botë tjetër, “thyen” Instagramin nga Kalifornia (FOTO)

Pas recitalit që mbajti në Tiranë më 3 shkurt, me rastin e ditëlindjes së saj, këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të vijuar me projektet.

Bukuroshja shfaqet së fundmi në një postim në Instagram “përvëluese”, ndërsa është e veshur e gjitha me të kuqe.

Në një foto të dytë ajo duket sikur vjen nga një botë tjetër, krejt mahnitëse e veshur në të zeza, e realizuar nga fotografi Brian Ziff.

Elvana po ashtu ka treguar se ndodhet në Kaliforni, me siguri për të punuar për të tjera projekte muzikore, pasi atyre që solli me minialbumin e saj “3”.

Ndoshta këto foto kanë lidhje me klipet e këngëve të reja që ka sjellë në tregun muzikor shqiptar, megjithatë këtë pritet ta shohim në vijim.