ME DJ GEEK GJATË GJITHË KOHËS/ Por ja si e quan Dafina Zeqiri ish-in e saj tani pas ndarjes (FOTO) – AlpeGossip
ME DJ GEEK GJATË GJITHË KOHËS/ Por ja si e quan Dafina Zeqiri ish-in e saj tani pas ndarjes (FOTO)

ME DJ GEEK GJATË GJITHË KOHËS/ Por ja si e quan Dafina Zeqiri ish-in e saj tani pas ndarjes (FOTO)

Dafina Zeqiri sapo na dëshmoi sot se me ish të dashurin mund të qëndrosh shok dhe nuk ka asnjë gjë të keqe.

Nëpërmjet një InstaStory, këngëtarja e njohur tregoi se kishte dalë për kafe së bashku me Dj Geek dhe mikeshën e saj të zemrës Nora Haxha.

Ajo çfarë na tërhoqi vëmendjen, është që tani Dafina e quan ‘mik” ish të dashurin e saj dhe ka harruar gjithçka që ka ndodhur mes tyre.

“Me dy miqtë e mi tek Miqt”, ka shkruar Dafina duke etiketuar Dj Geek dhe Nora Haxhën.

Dyshja ka vetëm pak javë që i ka dhënë fund lidhjes dhe duket se gjërat mes tyre po ecin mirë! Vlen të theksojmë se ata edhe pas ndarjes janë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjithmonë dhe kjo për shkak të punës.

Duffy dhe Dj Geek vijojnë ta mbajnë shoqërinë dhe kjo duket edhe nga komentet që i lënë njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Kur sqaroi arsyet e ndarjes, këngëtarja tregoi se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës dhe ajo padyshim vendosi për të parën.

Duke shpjeguar arsyet pse i dha fund romancës, Dafina tregoi rëndësinë e shpëtimit të marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është si familje.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja.

Edhe Dj Geek ka treguar se vazhdon ta mbështesë Dafinën në çdo projekt të sajin, madje publikon projektet e saj në profilin e tij në Instagram.