Elvana Gjata sapo publikoi këngën e re, por një problem i papritur ka mërzitur shumë fansa të saj – AlpeGossip
Elvana Gjata sapo publikoi këngën e re, por një problem i papritur ka mërzitur shumë fansa të saj

Elvana Gjata sapo publikoi këngën e re, por një problem i papritur ka mërzitur shumë fansa të saj

Ankthit të pritjes i erdhi fundi! Pasi kishte lajmëruar disa ditë përpara për lançimin e këngës së re, “Off Guard”, përmes disa imazheve nga klipi shoqërues, tani erdhi çasti i shumëpritur. Kënga e re e Elvana Gjatës sapo u publikua në youtube, dhe qindra e mijëra klikime numërohen në vetëm brenda pak minutave nga çasti i parë kur u lançua.

Një super këngë ritmike, por që sapo e sheh të sjell ndërmend plazhet tropikale me klimë të ngrohtë, me ujëra të kaltra dhe rërë të bardhë. Elvana sjell këtë sukses të radhës në bashkëpunim me reperin e famshëm “Ty Dolla $ign. Megjithatë, ndoshta si për syrin e keq, një problem ka ndodhur disa minuta pas publikimit të videos, ku kënga siç duket nuk mund të shihet në disa territore të Shqipërisë e Kosovës. Gjithsesi vet Elvana ka reaguar përmes shtëpisë diskografike që gëzon të drejtat e autorit të këtij hiti të ri, duke i sqaruar fansat e shumtë që mezi presin ta shohin këngën për të parën herë. “Jemi informuar për problemin aktual të mos disponimit të videos në disa territore dhe Sony Music si label i këtij materiali muzikor është duke u marrë për ta korrigjuar sa më parë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”!

Nuk e dimë për ju, por vërtet që kjo këngë është një hit që ia vlen të dëgjohet në çdo kohë, por me shumë mundësi ajo do të jetë kolona zanore që do ju bëj shoqëri në sezonin e verës që është në prag.