Që me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Sias, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi duket se i janë përkushtuar tërësisht vogëlushes. Ata të dy e ndajnë herë pas here lumturinë e tyre me ndjekësit në ‘Instagram’, duke postuar foto me vajzën.
Dekorit të shtëpisë së çiftit së fundmi i është shtuar edhe një kornizë e veçantë tërësisht femërore. Këtë dhuratë dedikuar Sias e ka ndarë me ndjekësit Amarda në ‘Instastoryn e saj. Në ngjyrë rozë pastel, korniza mban të shënuar datën e lindjes së vajzës, emrin e saj dhe disa detaje të tjera zbukurimi.
Mesa duket edhe në shtëpi vëmendja po i takon së fundmi Sias, e cila erdhi në jetë më 12 mars të këtij viti dhe u bë menjëherë kryefjala e çdo portali.