RASTI I PAZAKONTË/ Pasi morën organet nga i njëjti dhurues, 4 persona vdesin nga kancer – AlpeGossip
RASTI I PAZAKONTË/ Pasi morën organet nga i njëjti dhurues, 4 persona vdesin nga kancer

RASTI I PAZAKONTË/ Pasi morën organet nga i njëjti dhurues, 4 persona vdesin nga kancer

3 paciente kanë vdekur nga kanceri i gjirit pasi morën organe nga e njëjta dhuruese.

Një 53-vjeçare kishte dhuruar veshkat, mushkëritë, zemrën dhe mëlçitë për pacientët pasi kishte pësuar një goditje në tru në vitin 2007 dhe mjekët nuk i kishin dhënë shpresë për jetën.

Por, si me Kalin e Trojës, mjekët bënë gabimin më trashanik pasi nuk hoqën qelizat kancerogjene nga organet, duke u kushtuar jetën pacientëve.

4 nga 5 pacientët vdiqën brena 6 vitesh, sipas  American Journal of Transplantation. 3 nga këta pacientë u ndanë nga jeta pasi zhvilluan kancer gjiri, që më pas u përhap edhe në organet e tjera të shëndetshme. Ndërsa pacienti që pati marrë zemrën vdiq nga sepsis, një infeksion i rrezikshëm që ndodh kur trupi sulmon organet e veta në përpjekje për të luftuar një infeksion.

Pacientja e parë që u sëmur nga transplanti ishte një 42-vjeçare e cila kishte marrë të dyja mushkëritë. Ajo ndërroi jetë në vitin 2009 pasi iu shfaq kancer në mushkëri, pastaj u përhap në kocka e mëlçi.