PAK DITË PASI U NDA NGA I FEJUARI/ Demi Lovato kapet “mat” me të dashurin e ri (FOTOT) – AlpeGossip
PAK DITË PASI U NDA NGA I FEJUARI/ Demi Lovato kapet “mat” me të dashurin e ri (FOTOT)

PAK DITË PASI U NDA NGA I FEJUARI/ Demi Lovato kapet “mat” me të dashurin e ri (FOTOT)

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato pak ditë më parë u nda nga i fejuari i saj Max Ehrich. Max i propozoi Demit dy muaj më parë për martesë dhe teksa mendonim se ishin më të lumtur se kurrë, papritur dëgjuam lajmin e ndarjes.

Pas ndarjes Lovato ka vazhduar të ecë përpara. Madje mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja ka nisur një romancë të re dashurie. Ajo është fotografuar me reperin Mod Sun, i cili ka qenë në një lidhje me Bella Thorne.

Dyshja janë fotografuar në një makinë duke qeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit.

Nuk ka ndodhur e njëjta gjë për Max Ehrich, i cili duket se po e vuan shumë fundin e fejesës.

Ai u pa duke qarë gjatë fundjavës në vendin ku i propozoi Demi Lovatos. Sipas mediave të huaja, Max Ehrich dukej i tronditur teksa qëndronte duke qarë në plazhin në Malibu.