“FORT MERAK JANË BO…”/ Rreagon për herë të parë Getinjo pas lajmeve për ribashkimin e Loredanës dhe Mozzik – AlpeGossip
“FORT MERAK JANË BO…”/ Rreagon për herë të parë Getinjo pas lajmeve për ribashkimin e Loredanës dhe Mozzik

“FORT MERAK JANË BO…”/ Rreagon për herë të parë Getinjo pas lajmeve për ribashkimin e Loredanës dhe Mozzik

E gjithë vëmendja e mediave dhe fansave këto kohë ka qenë e drejtuar nga dyshja Mozzik dhe Loredana, për bashkimin e të cilëve ka trumpetuar shumë edhe publiku.

Duke ecur me parimin “çdo ditë një detaji i ri”, të enjten (dje) në media bëri xhiro një video ku shiheshin Mozzik dhe Loredana duke darkuar në Prishtinë, gjatë kohës kur kjo e fundit ishte në Kosovë disa ditë më parë.

Ky lajm nuk i ka shpëtuar as Getinjos, i cili ka komentuar në një postim të medias nga Kosova “Indeksonline”, ku shkruhet pikërisht për këtë video:

“Qe t’ju kallxoj të shpisë se fort marak janë bo. Falemnderit shumë” – është shprehur Getinjo.

Ky koment ka marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, teksa kujtojmë se Getinjo e Loredana nuk janë parë më bashkë pas ndarjes së saj nga Mozzik.

Ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë dhe këtë e kanë reflektuar edhe në rrjetet sociale, por nuk e dimë se çfarë raportesh kanë tanimë.

Ndërkohë pak ditë më parë, Loredana një status të Cardi B për Offset, duke hequr paralele me situatën ku ndodhet duke treguar se ajo do e përkrah dhe mbështesë gjithmonë Mozzik.

Nuk më intereson nëse nuk ju pëlqen. Nuk flas me të, por kjo nuk do të thotë se ju keni të drejtë të tregoni mungesë respekti ndaj babait të vajzës sime. Nëse ai vdes, ose i ndodh diçka nuk do e rrisësh ti fëmijën tim dhe nuk kujdesesh ti për të.

Nuk e dimë nëse me këtë deklaratë ajo na ka treguar se janë bashkë apo se janë thjesht miq për shkak të Hanës por mbetet për tu parë.

E gjitha filloi pak javë më parë kur u vu re se Loredana dhe Mozzik ndiqen në Tik-Tok dhe fill pas këtij lajmi në media qarkulloi një video ku dyshja shihej teksa bënte shopping në Gjermani. Vetë Loredana ka  komentuar në këtë video, me një zemër, koment ky që çmendi fansat.

Një sërë detajesh na shtynë edhe më shumë të mendonim se dyshja është ribashkuar e një ndër to është fakti se ata veshin rrobat e njëri-tjetrit.

Sakaq, një foto e dyshimtë nga ditëlindja e Mozzik na bëri të mendojmë se ata e kanë kaluar bashkë këtë ditë të veçantë.