A DO E LINTE FAMILJEN E SAJ PËR DJ PM? Ja si përgjigjet Sarah Berisha – AlpeGossip
A DO E LINTE FAMILJEN E SAJ PËR DJ PM? Ja si përgjigjet Sarah Berisha

A DO E LINTE FAMILJEN E SAJ PËR DJ PM? Ja si përgjigjet Sarah Berisha

Lajmi se Sarah Berisha dhe Dj Pm, çifti i Big Brother Vip Albania mund t’i kishin dhënë fund beqarisë bëri xhiron e rrjetit.

Mirëpo e gjitha ishte vetëm një lojë gjatë programit “Zemër Luana”. Çiftit i kishin përgatitur një ‘ceremoni martesore’ ku aty ata  i thanë dhe “betimet” njëri-tjetrit.

Një ndër pyetjet që Dj Dagz i drejtoi blogerës ishte nëse ‘do ta linte Sara familjen e saj për tu zhvendosur me ish-banorin në Kosovë’.

Sarah u përgjigj  se nuk ishte ende gati ta bënte diçka të tillë, ndërsa Dj theksoi më pas se ishte i gatshëm ta linte familjen e tij për blogeren.

Pm dhe Sarah nisën romancën e tyre brenda “Big Brother Vip”. Ish-banori ka folur më herët për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, dikush e pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.

Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë. “Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën, disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.