30 VJETORI I RONELËS/ Këngëtarja zbulon dhuratat e shtrenjta që mori (FOTO) – AlpeGossip
30 VJETORI I RONELËS/ Këngëtarja zbulon dhuratat e shtrenjta që mori (FOTO)

30 VJETORI I RONELËS/ Këngëtarja zbulon dhuratat e shtrenjta që mori (FOTO)

Ditën e djeshme Ronela Hajati, e cila ka bërë namin këtë verë me koncerte e këngë të kthyera në hite, festoi 30 vjetorin. Këngëtarja i bëri vetes urimin më epik ku i drejtohej me fjalët ‘Ron je si shpirt!’

Ronela lajmëroi se ditëlindja e saj do të zgjasë plot një muaj dhe do të mbahet gjatë mend. Ishin të shumta urimet që ajo mori me rastin e 30 vjetorit, të cilat i postoi në Instastory.

Sot këngëtarja ka treguar dhe dhuratat e marra për ditëlindje. Ronela ka postuar në Instastory një video të dhuratave me mbishkrimin “E bekuar.” Nga videoja mund të shikojmë se asaj i kanë dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, një parfum, si dhe çanta me firma të shtrenjta të cilat me siguri mbajnë brenda dhurata që i përkasin shijeve të Ronelës. Dërguesit e dhuratave mbeten të panjohur për publikun pasi Ronela nuk ka zbuluar ndonjë emër.