“VISHU SI TË KA HIJE, SE JE GRUA ME…”/ Einxhel Shkira kërkon ndihëm e fansave: Dini gjë si… – AlpeGossip
“VISHU SI TË KA HIJE, SE JE GRUA ME…”/ Einxhel Shkira kërkon ndihëm e fansave: Dini gjë si…

“VISHU SI TË KA HIJE, SE JE GRUA ME…”/ Einxhel Shkira kërkon ndihëm e fansave: Dini gjë si…

Në momentin që një grua bëhet nënë, nuk do të thotë se duhet të harrojë të kujdeset për vete. Einxhel Shkira, e cila disa muaj më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, nuk harron që të argëtohet, të bëjë gjërat që ka bërë më herët, përfshirë këtu edhe stilin e veshjes.

Por mesa duket jo të gjithë ndjekësit e saj e pëlqejnë një gjë të tillë. Këtë e ka treguar vetë ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP” nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

“Vishu si të ka hije se je grua me...”/ Einxhel Shkira

Einxhel ka publikuar një foto ku tregon se si një komentues i kërkoi të vishej ndryshe, që ti përshtatej stadit ku Shkira është tani, pra asaj të një nëne.

Por, Einxhel pyet ndjekësit e tjerë se çfarë kuptimi ka ajo që iu tha, duke ironizuar në këtë mënyrë të gjithë personat që i bëjnë komente të tilla.

“Vishu si të ka hije se je grua me...”/ Einxhel Shkira

“Dikush m’tha vishu si t’ka hije se je gru me fmi.Ca do me thënë kjo?! Dini gjë ju si është kjo veshja qe i ka hije një gruje me fmi?!?!”- shkruan ish-finalistja e BB VIP 1.