Mbrëmjen e kaluar, gjatë Prime të “Big Brother Vip Albania 4”, u ballafaquan dy miqtë, Rozana Radi dhe Laert Vasili.
Në një klip të shfaqur gjatë Prime-t, Laerti u duk se nuk u kursye aspak ndaj Rozanës, duke thënë se i është dashur mbiemri i familjes së saj për të bërë karrierë dhe gjithashtu se solli një “grek anonim” për të fituar festivalin e muzikës.
Pas ballafaqimit, gjithashtu u shfaq dhe një klip tjetër, kur Laerti ishte duke thënë se Rozana është përpjekur shumë për të pasur një fëmijë, por nuk ia arriti dot.













