PSE KA LINDUR VETËM NJË DJALË? Këngëtarja e njohur preket dhe flet për historinë e trishtë – AlpeGossip
PSE KA LINDUR VETËM NJË DJALË? Këngëtarja e njohur preket dhe flet për historinë e trishtë

PSE KA LINDUR VETËM NJË DJALË? Këngëtarja e njohur preket dhe flet për historinë e trishtë

Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha, ka qenë e ftuara e radhës në rubrikën “Kutia e Pyetjeve” në Prive. Ajo shfaqet gjithmonë e qeshur nëpër intervista, mirëpo një nga pyetjet e drejtuara nga fansat e ka prekur këngëtaren. “Pse e ke lind vetëm Platorin?”, ishte pyetja e cila e bëri Mihrijen të tregojë historinë e trishtë. “E kam patur edhe një shtatzëni të dështuar spontanisht. Nuk e di nëse do të kishte një motër apo një vëlla për Platorin, por është një temë që nuk kam qejf të flas se më mërzit shumë”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, këngëtarja Braha po vazhdon të jetë akoma shumë aktive në muzikë.

“Kollaj” mban titullin projekti i fundit i lansuar nga ajo në shkurt që u prit mjaft mirë edhe nga publiku.