DO T’JU NDIHMOJNË/ Disa këshilla si ’i riktheheni punës dhe të menaxhoni stresin pas festave të fundvitit – AlpeGossip
DO T’JU NDIHMOJNË/ Disa këshilla si ’i riktheheni punës dhe të menaxhoni stresin pas festave të fundvitit

DO T’JU NDIHMOJNË/ Disa këshilla si ’i riktheheni punës dhe të menaxhoni stresin pas festave të fundvitit

Nëse fundi i vitit është periudha më e bukur për shumë njerëz, fillimi i një viti të ri nuk është edhe aq i thjeshtë. Kjo pasi rikthimi në përditshmëri dhe në punë, pas një periudhe festash e pushimi, në shumë raste shoqërohet me stres. Megjithatë, e keni ju në dorë që kthimin nga pushimet ta bëni më të lehtë dhe sa më pak stresues.

Jepini vetes të paktën një ditë kohë para se të riktheheni në punë

E keni parasysh shprehjen “Më duhet pushim pas pushimeve”? Kjo është pikërisht ajo që ju duhet për të shmangur stresin. Jepini vetes pak kohë pas festave për t’u kthyer në normalitet. Merruni pak me shtëpinë dhe dalëngadalë rikthehuni në rutinën e përditshmërisë, por duke gjetur kohën për t`u relaksuar. Kjo gjë do ta bejë rikthimin në punë më pak stresues.

Mos e mbingarkoni veten me punë

Bëjeni rikthimin në punë sa më të thjeshtë për veten tuaj. Mos u zhysni në punë. Merruni vetëm me gjërat më urgjente, të paktën javën e parë. Bëjni gjërat me radhë, kështu do të jeni edhe më frytdhënës në punën tuaj.

Mos e anashkaloni argëtimin

Stresi pas pushimeve mund të jetë i zakonshëm nëse i përvisheni menjëherë punës dhe harroni gjërat që ju argëtojnë. Mundohuni që të mos i anashkaloni gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Dilni me miqtë, bëni një shëtitje, shikoni serialet tuaja të preferuara, bëni çdo ditë diçka që do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Kjo do të ndikojë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore dhe do të ndiheni energjikë dhe të lumtur edhe pse festat dhe pushimet kanë mbaruar.