A ËSHTË CELIBRUAR RUDINA DHE MARKU? Moderatorja i përgjigjet ndjekëses dhe i sqaron të gjithë (FOTO) – AlpeGossip
A ËSHTË CELIBRUAR RUDINA DHE MARKU? Moderatorja i përgjigjet ndjekëses dhe i sqaron të gjithë (FOTO)

A ËSHTË CELIBRUAR RUDINA DHE MARKU? Moderatorja i përgjigjet ndjekëses dhe i sqaron të gjithë (FOTO)

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është gjithmonë në qendër të mediave rozë.

Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, çdo hap i Rudinës kthehet në lajm.

Së fundmi, aktorja ka publikuar një foto krah partnerit të saj teksa i dhuron një puthje, e veshur me fustan të bardhë dhe mjaft elegante. “Mark Frroku, djalë me fat”, shkruan Dembacaj. Ndjekësit kanë filluar menjëherë të komentojnë dhe ka patur nga ata që kanë menduar se ajo dhe Frroku janë celebruar. “Urime çifti, u celebruat?”, i shkruan një ndjekëse. “Jo, jo, akoma”, ka vendosur t’i përgjigjet Rudina, duke i sqaruar kështu të gjithë. Megjithatë kjo përgjigje lë të kuptohet se shumë shpejt dyshja mund të kurorëzohet në martesë.