''KAM HUMBUR NJERËZ, KAM...''/ Ronela Hajati kthehet pas në kohë dhe na tregon çdo gjë - AlpeGossip
”KAM HUMBUR NJERËZ, KAM…”/ Ronela Hajati kthehet pas në kohë dhe na tregon çdo gjë

”KAM HUMBUR NJERËZ, KAM…”/ Ronela Hajati kthehet pas në kohë dhe na tregon çdo gjë

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka zgjedhur ta urojë Vitin e Ri me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku ka treguar se gjatë këtyre viteve kanë ndodhur shumë ndryshime.
“Gëzuar 2020. Në 10 vitet që kanë kaluar kanë ndodhur kaq shumë ndryshime në jetën time. Kam humbur njerëz, kam fituar miq, kam dashur më shumë, kam larguar shumë negativitet dhe kam fituar një optimizëm që nuk e kam pasur më parë. Ndaj nuk dua të bëj urime, por e kam vendosur. 2020 dhe 100 vitet e tjera do jenë mrekulli. Sepse edhe po mos të jenë, do i bëjmë! Gëzuar”, ka shkruar Hajati krah fotos së saj në ‘Instagram’.
Kujtojmë se Ronela ka sjellë një sërë produksionesh muzikore të cilat janë kthyer menjëherë në hite dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’.