ANTONETA I THA SE KA QENË ISH E DASHURA E SHPATIT/ Nita ngre zërin: Mos shpif… – AlpeGossip
ANTONETA I THA SE KA QENË ISH E DASHURA E SHPATIT/ Nita ngre zërin: Mos shpif…

ANTONETA I THA SE KA QENË ISH E DASHURA E SHPATIT/ Nita ngre zërin: Mos shpif…

Nita dhe Shpati kanë pasur një debat të fortë mbrëmë, në të cilin u përfshi edhe Antoneta. Kjo e fundit i tha Shpatit se nuk ka pse t’i kërkojë llogari Nitës se pse nuk e shpëtoi gjatë zinxhirit, për aq kohë sa ai ka puthur dikë tjetër.

Sipas saj, nuk ka pse të pyesë Nitën që e ka një ish-të dashur apo e ka patur kandidate, por Dean me të cilën është puthur brenda shtëpisë së BB VIP. në fakt ata nuk janë puthur vërtetë por ka qenë një rreng që kanë bërë së bashku me Jorin për banorët.

Komenti i Antonetës acaroi Nitën e cila u ngrit në këmbë duke folur me ton të lartë zëri. Ajo tha se nuk ka qenë ndonjëherë ish e dashura e Shpatit, por ata të dy kanë patur një njohje jashtë dhe vetëm kaq.

Antoneta u shpreh se të dalësh në një “date” do të thotë që je njohur me dikë dhe se nuk po thotë ndonjë gjë të keqe.

Shpati nga ana tjetër, i tha Nitës se nuk ka pse merret me Antonetës, pasi ajo nuk ka lidhje fare me debatin që janë përfshirë ata të dy.