Është ëndrra thuajse e çdo fashioniste që të shoh veshjet dhe stilet e saj të preferuara të së shkuarës, që të kthehen si tendenca të reja. Epo, ne shpresojmë që ju të keni ruajtur ndonjë fustan me temina sepse ky trend i viteve ’80 është kthyer. Ajo që vihet re është se jo vetëm ky trend, por në përgjithësi shkëlqimi i viteve ’80 do të shihet kudo këtë vjeshtë.
Me këtë i referohemi minifundeve, temina me ngjyra të ndezura, mëngëve të gjera, fustaneve të ngushta me rrudha. Sa më shumë shkëlqim dhe joshje aq më mirë! Veshjet e frymëzuara të viteve ’80 nuk mund të jenë të përshtatshme për veshje zyre (dhe nuk kanë qenë kurrë), por ky rikthim trendi këtë vjeshtë është perfekt për një mbrëmje jashtë me mikeshat tuaja ose të dashurin e zemrës. Në fund mos harroni: mos hezitoni të shkëlqeni dhe t’i verboni të gjithë këtë sezon.