RISOLLI NJË TJETËR VERSION TË KËNGËS “ËNDRRAT”/ Eneda Tarifa surprizon këngëtarin – AlpeGossip
RISOLLI NJË TJETËR VERSION TË KËNGËS “ËNDRRAT”/ Eneda Tarifa surprizon këngëtarin

RISOLLI NJË TJETËR VERSION TË KËNGËS “ËNDRRAT”/ Eneda Tarifa surprizon këngëtarin

Xhuljo Imeri, një këngëtar jo fort i njohur – por që ka gjithë premisat për t’u bërë i tillë – realizoi një cover të këngës “Ëndrrat do t’i marr me vete” të Eneda Tarifës.

Videon e postoi në kanalin e tij në YouTube dhe më pas e shpërndau në Instagram, pa e menduar ndoshta se një tag (Enedës) do t’i rezervonte një surprizë më pas.

Eneda, pasi dëgjoi versionin e këngëtarit, e postoi atë në profilin e saj në Instagram duke shkruar: “Zë i mrekullueshëm. Faleminderit për këtë cover fantastik.”

Por ajo nuk e la me kaq. Eneda e ftoi publikisht Xhuljon që të merrte pjesë në club-in ku ajo performon në mënyrë që të këndojnë të dy accapella dhe vetëm me kitarën akustike këngën “Ëndrrat”. “Do të jetë një kujtim i bukur edhe për mua. E adhuroj zërin tënd,” shtoi ajo.

Xhuljo përveç këngëve-cover ka realizuar edhe disa projekte origjinale, të cilat mund t’i ndiqni në kanalin e tij në YouTube.