Një nxënës në shkollë të mesme e ka mbaruar gjimnazin me nota të larta pavarësisht kushteve të këqia të jetesës.
17-vjeçari Tupac Mosley, mësoi shumë gjatë shkollës së mesme dhe tashmë ai ka fituar më shumë se 50 bursa për arsimin e lartë.
Adoleshenti nuk e ka babain, ai ndërroi jetë kohët e fundit, duke e lënë Tupacdhe familjen e tij të “pambrojtur”.
Familja e tij u detyra të linte shtëpinë dhe tashmë jetojnë në disa çadra të ngritura nga një OJF.
Por, pavarësisht kushteve, Mosley shkëlqeu në shkollë dhe atij i janë ofruar më shumë se 3 milion dollarë në bursa në kolegje të ndryshme.
Gjatë fjalimit të tij kur mori diplomën e maturës, adoleshenti tha se historia e tij është një shembull i vërtetë se si asgjë nuk është e pamundur nëse keni besim në veten tuaj.