KIM NUK PO I HEQ NGA KËMBA/ Le të shpresojmë që ky s’do të jetë trendi më i ri i sandaleve – AlpeGossip
KIM NUK PO I HEQ NGA KËMBA/ Le të shpresojmë që ky s’do të jetë trendi më i ri i sandaleve

KIM NUK PO I HEQ NGA KËMBA/ Le të shpresojmë që ky s’do të jetë trendi më i ri i sandaleve

Ka diçka tek shapkat me gisht… Për sa kohë shkelin mbi një sipërfaqe rëre apo gurësh diku në bregdet, janë mëse në rregull.

Madje janë në rregull edhe për ndonjë kafe a pazar diku në lagje kur s’të pret puna të gjesh diçka tjetër.

Por dalja nga perimetri i lagjes në rrugët e qytetit, duket se ngre debat, që pas fillimviteve 2000, që përkon dhe me epokën e artë të shapkave me gisht.

Megjithatë, duket se fati i fyre nuk është vulosur ende pasi mbretëresha e trendeve kontraverse, Kim Kardashian, ka vendosur t’i rikthejë në modë.

Dhe nuk po flasim për shapka me gisht dosido, por shapka me gisht… transparente dhe… bëhuni gati… ME TAKA ORTOPEDIKE!

 

Po, po! E lexuat mirë. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” e cilësuar një ikonë e modës, përgjatë javëve të fundit është fotografuar disa herë me shapkat famëkeqe me gisht të dizenjuara sigurisht nga bashkëshorti i saj, Kanye West.

Me pantallona të ngushta bezhë, me një fund nën gju, me pantallona lëkure me prerje të drejtë, Kim duket e vendosur t’i bëjë trend shapkat me gisht me takë, por le të jemi të sinqerta: Nuk jemi ekzaktësisht entuziaste…