PUSHIMET FAMILJARE TË ERMAL FEJZULLAHUT/ Këngëtari zgjedh vendin superluksoz (FOTO) – AlpeGossip
PUSHIMET FAMILJARE TË ERMAL FEJZULLAHUT/ Këngëtari zgjedh vendin superluksoz (FOTO)

PUSHIMET FAMILJARE TË ERMAL FEJZULLAHUT/ Këngëtari zgjedh vendin superluksoz (FOTO)

Kohët e fundit është kthyer në trend që personazhe të njohur të ekranit ose jo, t’i kalojnë ditët e ftohta të dimrit në vende të ngrohta për të bërë plazh. Pjesë e tyre është bërë edhe këngëtari i njohur Ermal Fjezullahu, i cili ka udhëtuar së bashku me familjen në një nga destinacionet më të pëlqyera. Këngëtari ka zgjedhur Dubain për të kaluar disa ditë të qeta dhe sapo ka arritur ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video nga vendi ku po qëndron. Pamje të cilat ka ndarë me ndjekësit e tij janë të mrekullueshme dhe me sa duket Ermali dhe familja e tij do të kalojnë pushime mjaft të bukura.

Hoteli ku po qëndrojnë është një ndër më luksozët në Dubai dhe ai ofron të gjitha komoditetet që mund të kesh nevojë në ditët e pushimit. Pavarësisht çmimeve shumë të larta, ai përsëri vizitohet nga mijëra njerëz. Më poshtë po ju zbulojmë edhe disa foto nga ambientet e tij.