Kanye deklaroi publikisht vendimin familjar/ Kim e refuzon në mënyrë të prerë (FOTO) – AlpeGossip
Kanye deklaroi publikisht vendimin familjar/ Kim e refuzon në mënyrë të prerë (FOTO)

Kanye deklaroi publikisht vendimin familjar/ Kim e refuzon në mënyrë të prerë (FOTO)

Kim Kardashian duket se është mërzitur me bashkëshortin e saj Kanye West.

Ylli 37-vjeçar u bë keq kur reperi deklaroi publikisht në serialin “Open Mike” me Chance The Rapper se ai do të kthehej të jetonte në qytetin e tij të lindjes, Çikago, shkruan “The Sun”.

“Ajo kurrë nuk ka jetuar në vend tjetër, përveç Los Anxhelos dhe është e shqetësuar që Kanye thotë publikisht gjëra të tilla, kur ata as që kanë folur rreth kësaj gjëje. Ajo i tha atij se nuk do të ndodhë kjo gjë” – tha një burim i afërt.

Gjithashtu sipas burimit ata kanë investuar aq shumë për të jetuar në Hidden Hills, Kaliforni, pranë nënës së saj.

“Kanë shpenzuar miliona dollarë duke rinovuar shtëpinë e tyre në LA dhe ajo është shumë e lodhur të mendojë për të lëvizur përsëri” – shtoi burimi.

Ata blenë një rezidencë për 20 milion dollarë dhe pastaj e rinovuan.

“Ajo e di se Kanye e do Çikagon dhe kjo e bën atë të ndihet pranë rrënjëve të tij, por Kim nuk mendon që të jetojë atje në asnjë mënyrë”. Gjithashtu, Kim mendon se LA është vendi ku familja e saj do të rritet. Jeta e Kim është në LA – familja e saj, zyrat e saj, trajneri i saj, stilistët e saj dhe stafi i saj. Rreth 25 vetë do të duhej të lëviznin me të”! – tha burimi.

Pavarësisht kësaj burime pranë “Us Weekly” thonë se familja Kardashian-West do të vazhdojë të jetojë në LA, por ata kanë blerë një shtëpi në Çikago, ku do të kalojnë më shumë kohë. Është shumë e rëndësishme për Kim që fëmijët të dinë se nga ka ardhur babai dhe të shpenzojnë sa më shumë kohë atje.